Përdoruesit në Evropë do të mund ta riparojnë vetë iPhone-in e tyre

Apple po zgjeron programin e riparimit të vetë-shërbimit edhe në tregun evropian, duke u dhënë përdoruesve akses në pjesët origjinale, mjetet dhe manualet zyrtare për pajisjet e zgjedhura iPhone dhe MacBook.

Apple prezantoi programin e riparimit të vetë-shërbimit disa kohë më parë. Ky program, siç sugjeron edhe emri i tij, u jep përdoruesve të produkteve Apple mundësinë që t’i kryejnë vetë shërbimet e pajisjeve të tyre, pa qenë nevoja t’i çojnë ato në një qendër shërbimi.

Ky program tashmë është i disponueshëm edhe në disa vende të Kontinentit të Vjetër. Konkretisht, shërbimi tani është i disponueshëm në Belgjikë, Francë, Gjermani, Itali, Poloni, Spanjë, Suedi dhe MB dhe i lejon përdoruesit në ato rajone të riparojnë vetë pajisjet e tyre.

Vetë programi në Evropë mbulon disa seri, përkatësisht – iPhone 12, iPhone 13, si dhe telefonin iPhone SE (2022), por jo serinë më të fundit iPhone 14. Mac me çipa Apple janë gjithashtu të mbështetur, por jo M2 MacBook Air më i fundit . Megjithatë, programi pritet të përfshijë së shpejti pajisjet më të fundit.

Çmimet e pjesëve të këmbimit në Gjermani variojnë nga 77 € për një zëvendësim të baterisë iPhone 13 deri në 330 € për një paketë zëvendësimi të ekranit. Të njëjtat pjesë kushtojnë përkatësisht 70 £ dhe 282 £ në MB. Përdoruesit që i kthejnë Apple një pjesë të konsumuar ose të dëmtuar do të kreditohen me një pjesë të caktuar për të ulur çmimin e paketës.

Sensori i ekranit dhe mbulesa për MacBook Pro 14 kushton 734 euro në Gjermani, ndërsa pllaka amë e nivelit fillestar me 16 GB RAM dhe 512 GB memorie të brendshme kushton 959 euro.

Marrja me qira e një grupi mjetesh për riparimin e pajisjeve iPhone dhe MacBook kushton 59.95 euro, për një periudhë 7 ditore.

LEXO EDHE:

Back to top button