Ministri i ​Bujqësisë në Kosovë, ​Mustafa infektohet me koronavirus

Ministri i Bujqësisë në Kosovë, Besian Mustafa ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19 dhe do të qëndrojë në vetizolim.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Mustafa përmes një postimin në Facebook, sipas të cilit ai dje ka marrë rezultatin nga testi për virusin COVID-19.

“Ndjehem mirë në përgjithësi dhe do mundohem t’i kryej obligimet nga shtëpia ku do qëndroj i izoluar. Ruajeni shëndetin tuaj, të afërmve dhe të gjithë të tjerëve që ju rrethojnë. Ta japim edhe ne të tjerët ndihmën dhe kontributin tonë sado të vogël, që ta ndihmojmë punonjësin shëndetësor ta luftojë virusin COVID-19”, shkruan Mustafa.

LEXO EDHE:

Back to top button