Zaev: Kemi mbështetje të qartë politike për procesin e zgjerimit të BE-së

Sot në Sofje filloi Samiti i Liderëve për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, ku nikoqir këtë vit janë Republika e Bullgarisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut. Për shkak të pandemisë, në samit me prezencë fizike ishin të pranishëm kryeministri Zoran Zaev dhe Bojko Borisov, ndërsa pjesëmarrësit tjerë janë kyçur përmes video lidhjes.

- Advertisment -

Zaev shtoi se bashkë me përpjekjes kryesimit gjerman me Këshillin Evropian, kjo dinamikë është mundësi e shkëlqyer që rajoni i Ballkanit Perëndimor të përparojë në mënyrë të sigurt drejt BE-së.

“Besoj që kemi impuls të ripërtërirë dhe mbështetje politike të dukshme për procesin e zgjerimit dhe për realizimin e bisedimeve aderuese. Duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi në mënyrë sa më të mirë për të gjithë qytetarët”, theksoi Zaev.

Zaev shtoi se gjatë bashkëkryesimit me Procesin e Berlinit këtë vit nxitje shtesë morën edhe disa procese tjera siç janë Marrëveshja rajonale për udhëtim me letërnjoftim, zgjerimi i linjave të gjelbra në Ballkanin Perëndimor drejt korridoreve të BE-së dhe përforcimit të bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë si përgjigje rajonale për pandeminë, si dhe bashkëpunim me shoqëritë civile, veçanërisht në çështjet e lidhura me të rinjtë.

“Jam i bindur se me rezultatet e treguara gjatë këtij viti arritëm ta pasurojmë bashkëpunimin rajonal dhe ta afrojmë rajonin drejt BE-së”, tha mes tjerash Zaev.

Përveç Kryeministrit Bojko Borisov, në hapjen e punës së Samitit të Liderëve për Ballkanin Perëndimor në Sofje fjalim mbajtën edhe Kancelarja e RF të Gjermanisë, Angela Merkel, Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Lajen.

Delegacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Samit e udhëheq Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi, zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje evropiane Nikolla Dimitrov dhe ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani.

LEXO EDHE:

Back to top button