Ministri i jashtëm i Austrisë, viziton Shkupin
Ministri federal për çështje evropiane dhe ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Mihail Linhart, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shkup.
Siç kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme, Linhart do të pritet nga nikoqiri i tij shefi i diplomacisë Bujar Osmani me të cilin do të ketë tet-a-tet takim, pas çka do të vijojë takim plenar i dy delegacioneve.
Në fokus të bisedimet pritet të jenë marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale politike dhe ekonomike-tregtare, si dhe integrimi evropian i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me theks në Samitin e ardhshëm të dhjetorit të Bashkimit Evropian.
Në kuadër të vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, Linhart përveç takimit me Osmanin do të takohet edhe me lidershipin politik, mes të cilëve presidentin, Stevo Pendarovski, kryeministrin, Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministrin e Parë, Artan Grubi.








