Ministri Osmani takim joformal me ministrat e jashtëm të NATO-s në Berlin

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani nesër dhe pasnesër do të marrë pjesë në takimin joformal të ministrave të jashtëm të NATO-s që do të mbahet në Berlin.

Sipas Ministrisë së Jashtme, fokusi i bisedimeve do të jetë pushtimi ushtarak rus i Ukrainës, implikimet e mundshme të luftës për aleatët, duke përfshirë rreziqet e sigurisë dhe pozicionin e ardhshëm të mbrojtjes së NATO-s, si dhe samiti i ardhshëm i liderëve në Madrid.

Në takim janë të ftuar edhe ministrat e Jashtëm të Finlandës dhe Suedisë, të cilët do të informojnë për zhvillimet e fundit, përfitimet dhe implikimet në lidhje me anëtarësimin e mundshëm të ardhshëm të këtyre dy vendeve në Aleancë.

Në margjinat e takimit, Osmani pritet të ketë takime bilaterale me ministrat e Jashtëm të Ukrainës, Dmitro Kuleba dhe Malit të Zi, Ranko Krivokapiq, si dhe me homologë të tjerë.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button