Ministri serb paralajmëron: Do të marrim armët më të fundit nga Rusia, sa të jem unë dhe Vuçiç, nuk bashkohemi kurrë me NATON!

Ministri i Brendshëm  i Serbisë, Aleksandër Vulin, deklaroi se ushtria dhe policia e Serbisë do të marrin armët dhe pajisjet ushtarake më të fundit nga Rusia.

Në një intervistë për medien serbe Novosti, ministri Vulin sqaroi se marrëveshjet dhe kontratat e lidhura më parë me Moskën, do të bëhen “shumë më të forta”.

“Nuk mund të flasim për këtë derisa të ndodhë, por është absolutisht e sigurt se ushtria dhe policia do të blejnë teknologjitë më moderne, përfshirë ato të prodhuara nga Federata Ruse”, është shprehur ai.

Më tej ai theksoi se Serbia nuk do të bashkohet me NATO-n dhe nuk do t’i mbështesë sanksionet kundër Rusisë.

“Për sa kohë që Aleksandar Vuçic është president i Serbisë dhe përderisa unë të jem në strukturat e sigurisë, Serbia nuk do të bëhet anëtare e NATO-s.Historia ka treguar se çdo rusofobi është edhe serbofobi. Nuk ka ndodhur që dikush ta sulmojë Rusinë pa e sulmuar Serbinë, ky është rregulli”, ka thënë ministri Vulin.

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button