Flamur Noka me akuza të forta ndaj Bashës: Po përçan demokratët

Një ditë pas shkarkimit nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë, deputeti demokrat Flamur Noka ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të PD, Lulzim Basha.

- Advertisements -

Deputeti demokrat i është përgjigjur Bashës përmes një postimi në rrhetet sociale.

“Me gojë e thotë që qëllimi është rrëzimi i Ramës, ndërkohë ky i fundit vazhdon të mbretërojë i qetë në pushtet për 12 vjet. Me vepra pengu i tij po e ‘lufton’ atë duke përjashtuar dhe përçarë demokratët”,shkruan Flamur Noka në Facebook.

Kujtojmë se përplasjet e përsëritura me Lulzim Bashën por edhe deklarata pas mbledhjes së grupit parlamentar, mjaftuan që kreu i demokratëve të thërrasë mbrëmjen e të hënës 4 nënkryetarët për të vendosur mbi shkarkimin e Nokës.

 

LEXO EDHE:

Back to top button