Ministri shqiptar i sportit: Prishtina dhe Durrësi po ndërtojnë një histori të re për sportin mesdhetar
Në takim morën pjesë Presidenti i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030” dhe njëherësh Presidenti i Komitetit Olimpik të Maltës, Julian Pace Bonello, Sekretari i Përgjithshëm i ICMG-së, Iakovos Filippousis, Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, këshilltari i Ministrit të Sportit të Kosovës, Drilon Brahimi, si dhe Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli.
Gonxhe ka bërë të ditur se gjatë takimit u diskutua për inspektimet dhe koordinimin e përgjithshëm të organizimit të Lojërave Mesdhetare, ndërsa u theksua se Durrësi do të ketë një rol kyç në zhvillimin e të gjitha sporteve ujore gjatë këtij eventi.
Presidenti Julian Pace Bonello u shpreh i impresionuar me mikpritjen dhe progresin e sportit shqiptar, duke vlerësuar mbështetjen dhe bashkëpunimin strategjik mes institucioneve sportive të Kosovës dhe Shqipërisë për realizimin me sukses të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.








