Ministria e Financave organizon forumin për rimëkëmbjen e ekonomisë

Si ekonomitë të arrijnë rimëkëmbje më efikase nga kriza shëndetësore- ekonomike. Kjo është tema qendrore e Forumit ekonomik që mbahet në Shkup. Ngjarjen e hapi kryeministri Zoran Zaev i cili në plan të parë e lëvdoi punën e ekipit ekonomik të Qeverisë, duke nënvizuar se politikat qeveritare janë meritore për papunësinë e zvogëluar, rritjen e ekonomisë, për paga më të larta të qytetarëve dhe projektet inovative siç është zhvillimi i gjelbër.

“Këto janë obligimet e mëdha që na presin në periudhën afatmesëm dhe afatgjatë. Ekipi qeveritar ekonomik vazhdimisht punon në përgatitjen e planeve për zhvillimin afatmesëm të shtetit”- deklaroi Zoran Zaev- kryeministër.

 Në konferencë, politikanët vendas por edhe të rajonit theksuan se pa bashkëpunim rajonal vështirë mundet të vërehen ekonomitë e vogla dhe të jenë interesante për investitorët.

 “Me vëmendje e ndjekim situatën dhe përpjekjet që i bëjnë tre liderët e rajonit, procesin për treg të përbashkët rajonal të mbetet i hapur si modeli që ka Evropa. Të lëvizet në atë plan dhe mos ketë ndërprerje”- pohoi Majlinda Bregu, Sekretare e përgjithshme e Këshillit rajonal për bashkëpunim.

 Ambasadorja amerikane Kejt Meri Bërns tha se do duhet të kërkojnë baza tjera për ekonominë e ardhshme. Ajo i ftoi të rinjtë e vendit më seriozisht të jenë pjesë e rimëkëmbjes ekonomike.

“Ekonomia juaj mund të adaptohet dhe ka treguar se mund t’i dalë t’i kapërcejë sfidat. Këtu është vullneti, këtu është energjia. Nuk është vetëm për të dalë nga kjo krizë më e fortë, por për të vendosur themelet e një ekonomie që do të ecë përpara dhe do të përdorë mundësitë për qytetarët. “- tha Kejt Mari Bërns, Ambasadore e SHBA-së në Maqedoni.

 Folësit në këtë forum arritën në përfundimin se jo vetëm në Maqedoni, por edhe më gjerë, korrupsioni është një nga problemet kryesore me të cilat përballen ekonomitë. Forumi do të zgjasë dy ditë.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button