Ministria e Kulturës shkurton shpenzimet

Ministria e Kulturës shkurton shpenzimet

Me rishikimin e Buxhetit, në Ministrinë e Kulturës do të ketë vetëm shkurtime të shpenzimeve joproduktive, të cilat nuk do të rrezikojnë mbajtjen e aktiviteteve kulturore.

Kështu ka deklaruar ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevka në bisedë me gazetarët.

“Ne tashmë kemi bërë shkurtime të caktuara në Ministrinë e Kulturës që të shkurtojmë nga e ne si Ministri, që të mos pësojnë ngjarjet tjera kulturore që financohen nga Programi vjetor. Shkurtimet nuk do të ndikojnë në ngjarjet kulturore dhe në nivelin kulturor që kemi. Tani për tani investimet kapitale do të vazhdojnë, duhet të investohet edhe në paga më të larta, por edhe në objektet kulturore ku punonjësit e kulturës duhet të punojnë dhe funksionojnë”, tha ministrja Kostadinovska Stojçevka./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button