Ministria e Shëndetësisë: Lehtësimi i masave varet nga infektimet e reja

Lehtësimi i masave kufizuese do të mvaret nga shifrat e të infektuarve gjatë ditëve në vazhdim, e të cilat do të jenë një pasqëyre e asaj se sa janë respektuar masat në fuqi gjatë festave të fundvitit. Zëvendës ministri i Shëndetësisë Ilir Hasani, tha se edhe pse në bazë të raportimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme rezulton se nuk ka pasur shkelje të shumta të masave mbrojtëse, institucionet nuk do të nxitojnë me lehtësimine  tyre, pa pasur paraprakisht shifrat e ditëve në vazhdim. Trajektorja e infektimit një ditë më parë  krahasuar me të njëjtën datë të muajit të kaluar ishte për 13% më e ulët.


Rënia e numrit na bën që të marrim frymë më lirshëm edhe neve si qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe si ekzekutues dhe propozues të masave. Megjithatë, tërheqja e masave do të jetë shumë, shumë e kujdeshme. Do të përpiqemi që të mos shlirohemi aq shpejt, për shkak se në shkencën e epidemiologjisë ekzistojnë edhe valë të tjera. 02:16 Shpresojmë që së shpejti do ta shohim njëfarë drite në fund të tunelit dhe së shpejti do mundohemi që të kompensojmë edhe  2020 që e humbëm- deklaroi Ilir Hasani- zv/ministër i Shëndetësisë.

Informacione konkrete se në cilat masa do të ndërhyhet në rast se sillet vendim për lehtësimin e tyre, nuk ka. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një prononcim të fundit për mediat ne vend theksoi se në kuadër të lehtësimit të masave, nëse diçka e tillë do të ndodhë, mund të lejohet që objektet gastronimike të punojnë deri në orën 21. Këtë gjë e theksoi edhe sot për Alsat, zëvendësi i tij Ilir Hasani. Sipas raportit të Institutit të shëndetit publik, rezulton se numri i të infektuarve për harkun kohorë 28 dhjetor deri më 3 janar është ulur për 30,09% krahasuar me javën paraprake.  Ulje e përqindjes është regjistruar edhe tek viktimat nga ky virus. Për të njëjtin hark kohorë janë regjistruar 93 humbje jete, në 22 qytete. Krahasuar me javën paraprake kjo përqindje është për 27,9% më e ulët.

 

Përgatiti: Evi Shkopi

LEXO EDHE:

Back to top button