Ministrja britanike, Wendi Morton për vizitë dyditore në Shkup

Ministrja për Evropë dhe Amerikë e Mbretërisë së Bashkuar, Wendi Morton, sot do të arrijë për vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku do të marrë pjesë në takimin e parë të Këshillit në kuadër të Marrëveshjes për partneritet, tregti dhe bashkëpunim (MPTB) në Ministrinë e Punëve të Jashtme, që do t’i përforcojë lidhjet tregtare mes dy vendeve, përcjell Alsat.

Tema e diskutimit në takimet e saj pritet të jenë ndryshimi i klimës në prag të Konferencës së Ndryshimit të Klimës në Glasgow (COP26), si dhe proceset kryesore të reformës me theks në sundimin e ligjit, qeverisjen e mirë, të drejtat e njeriut, mediat, arsimin, barazinë gjinore dhe përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara.

Kjo është vizita e dytë e ministres britanike për Evropën dhe Amerikën në Shkup, pas pjesëmarrjes së saj në takimin e Ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit në vitin 2020.

LEXO EDHE:

Back to top button