Ministrja Carovska nuk shqetësohet nga protestat e prindërve

Ministrja e Arsimit, Mila Carovka nuk shqetësohet nga paralajmërimet për organizimin e protestave kundër propozim ligjit të ri për tekstet shkollore. Carovska, tha se protestat e paralajmëruara dhe iniciativa për një referendum mbi reformat arsimore janë e drejtë e garantuar me kushtetutë. Ajo tha se nuk heq dorë nga reforma që sipas saj janë në interes të fëmijëve. Madje, sipas Carovskës reformat që do të zbatohen nuk janë të nxituara, por të vonuara.

Unë mendoj se reforma nuk është e nxituar, është e vonuar. Sikur ta kishim bërë dhjetë vjet më parë, sot nuk do të ishim aq të ulët në të gjitha testet ndërkombëtare. Kjo tregon, jo se fëmijët tanë nuk mund të mësojnë, por që sistemi që ne u mësojmë atyre nuk është i përshtatshëm, sepse testimi ndërkombëtar kërkon lidhjen e njohurive nga disiplina të ndryshme shkencore dhe arritjen e një përfundimi të caktuar. Nxënësit tanë nuk janë të përgatitur për këtë lloj ballafaqimi me sfidat e epokës së re”, pohoi Mila Carovska, ministre e Arsimit.

Një ditë më parë, grupi i prindërve “Libra dhe mësim patjetër të ketë” paralajmëroi protesta për të shtunën, në të gjitha qytetet e vendit. Mes tjerash, grupi i prindërve kërkon që librat klasik patjetër të mbeten në përdorim, për të gjitha klasat e arsimit fillor dhe të mesëm. Të mos bashkohen dy ose më shumë lëndë në një. Të argumentohet shkurtimi i fondit të orëve në lëndë të caktuara. Të krijohen kushte të duhura për fëmijët handikap dhe me pengesa. Të krijohen protokolle për realizim të mësimit me prezencë fizike, si dhe të përfshihen përfaqësues të grupit dhe sektorit qytetar në grupin e punës për ndryshime në ligj.

 

Melihate Rustemi

LEXO EDHE:

Back to top button