Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, përsëriti se nuk do të tërheq ligjin për arsimin e lartë
Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, përsëriti se nuk do të tërheq ligjin për arsimin e lartë. Ajo njoftoi se grupi i punës që po e përgatit atë do të mblidhet edhe një herë dhe më pas ligji do të dërgohet në procedurë qeveritare. Ministrja, Janevska kujtoi profesorët që kërkojnë tërheqjen e ligjit, se kanë dy mundësi, të punojnë sipas ligjit ose të mbeten në thirrjen që kanë. Janevska shtoi se shumë nga vërejtjet e marra për ligjin, të cilat u vlerësuan si konstruktive, janë pranuar dhe tashmë po përfshihen në tekstin e ligjit. Sipas ministres së Arsimit, Ligji për Arsimin e Lartë po ndryshohet me qëllim përmirësimin e tij dhe renditjen e universiteteve të vendit në Listën e Shangait.
„Një grup i vogël profesorësh kërkojnë tërheqjen e ligjit. Supozoj se kjo vjen nga frika se në të ardhmen nuk do të mund t’i plotësojnë kushtet që kërkon ligji. Ata kanë dy mundësi: e para, t’i përvishen punës seriozisht; dhe e dyta, të qëndrojnë në të njëjtën thirrje për një kohë më të gjatë, e më pas, kur të jenë gati, të kalojnë në gradën tjetër. Kështu nuk humbasin asgjë, por me një ritëm të caktuar, më shpejt apo më ngadalë, do të arrijnë te qëllimi,” deklaroiVesna Janevska, ministre e Arsimit.








