Komuna e Tetovës kundër Gjykatës Kushtetuese për emrat e rrugëve

Komuna e Tetovës do të përdorë emrat aktual të rrugëve, pavarësisht se Gjykata Kushtetuese hapi lëndë për emrat e rrugëve që datojnë nga viti 2007

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Kreu i Komisionit për riemërtimin e rrugëve Albi Qamili tha se emrat e vjetër juridikisht nuk kanë ekzistuar. Ai paralajmëroi riemërtimin e rrugëve

“Fillimisht duhet të sqarojmë opinionin se ata emra asnjëherë nuk kanë ekzistuar juridikisht. Kushtetuesja thjesht ka hapur një lëndë dhe nuk ka ende një vendim. Ata emra vetëm ne i kemi përdorur dhe asnjë institucion tjetër nuk i ka përdorur, dhe në parim edhe më herrët ndoshta nuk është dashur ti përdorim, por ne do vazhdojmë ti përdorim derisa kjo punë të marr fund me riemërtimin e rrugëve”, deklaroi Albi Qamili, Kryetar i komisionit për riemërtim të rrugëve.

Ndërrimi i emrave të njëmbëdhjetë rrugëve, u bë në këshillin komunal të Tetovës në vitin 2007, madje duke u votuar edhe me badenter, por këto emra asnjëherë nuk u pranuan nga Regjistri Qendror, dhe zyrtarisht në nivel qendror nuk u futën në përdorim që nga 2007./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button