Mira Murati: Aplikacioni i chatbotit me IA ChatGPT për përdoruesit e Android do të lansohet javën e ardhshme
Mira Murati: Aplikacioni i chatbotit me IA ChatGPT për përdoruesit e Android do të lansohet javën e ardhshme

Aplikacioni i chatbotit me Inteligjencë Artificiale ChatGPT për përdoruesit e Android do të lansohet javën e ardhshme. Lajmi u bë i ditur nga kompania që qëndron prapa këtij softueri, OpenAI dhe nga shefja shqiptare e teknologjisë në këtë kompani, Mira Murati.
Aplikacionin mund ta para-porositni nga tani në dyqanin e Google Play Store. ChatGPT, ishte lansuar në muajin nëntor në versionin ueb dhe fitoi popullaritet të madh në mesin e përdoruesve që tani e përdorin në përditshmëri. Aplikacioni për përdoruesit e iOS ishte lansuar muaj më parë, por jo edhe për përdoruesit e Android.
We’re rolling out ChatGPT for Android users next week https://t.co/3tNLNcG5Kw
— Mira Murati (@miramurati) July 21, 2023