Miratohet Ligji, regjistrimi i popullsisë do të bëhet në prill

Kuvendi miratoi propozim-ligjin për regjistrimin e popullsisë me 62 vota “për”, asnjë “kundër” dhe asnjë “të përmbajtur”. Ligjin e votoi shumica parlamentare dhe deputetët e Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk u futën në sallë, përveç koordinatorit të grupit parlamentar që kishte disa vërejtje procedurale. Sipas Nikolla Micevskit, ligji nuk ka asgjë të përbashkët me standardet evropiane dhe se licitimi i parakohshëm me numra dhe përqindje të popullsisë vërteton se do të jetë një proces politik dhe jo një proces statistikor. Edhe pse e votuan ligjin, opozita shqiptare përsëriti vërejtjet duke theksuar mungesën e metodologjisë së si do të realizohet votimi dhe se nuk kanë besim në Entin Shtetëror të Statistikës.

- Advertisment -

LEXO EDHE:

Back to top button