Brendi luksoz italian me traditë të gjatë në modën e grave, LuisaSpanjoli, sjell kulmin e elegancës dhe cilësisë, duke u ofruar të gjitha grave pjesë të modës së përjetshme që nxjerrin në pah sofistikimin e tyre.
Pas këtij brendi prestigjioz qëndron emri i italianes LuisaSpanjoli, vizionare dhe sipërmarrëse që la gjurmë të thella në historinë e modës me shpirtin e saj inovativ. E lindur në Peruxha, Itali, më 30 tetor 1877, Luisa zotëronte kreativitet dhe ambicie të jashtëzakonshme, duke krijuar dy kompani të mëdha: fabrikën e famshme të çokollatës Peruxhina dhe shtëpinë e modës që mban emrin e saj, LuisaSpanjoli.

Si pioniere e sipërmarrjes femërore, ajo ishte gjithmonë përpara kohës së saj, duke krijuar jo vetëm kompani të suksesshme, por edhe duke hapur rrugën për përfshirjen e grave në sektorin industrial në Itali.
Pas vdekjes së saj në vitin 1935, djali Mario mori përsipër kompaninë dhe e zgjeroi atë ndërkombëtarisht, duke i qëndruar besnik cilësisë dhe elegancës së lartë që karakterizon markën. Dyqani i parë LuisaSpanjoli u hap në Peruxha në vitin 1940, e ndjekur nga Firenca, Roma, Milano dhe Venecia.

Nën udhëheqjen e familjes Spanjoli, marka vazhdoi të zhvillohet, duke u bërë sinonim i stilit dhe elegancës italiane. Sot, marka drejtohet nga gjenerata e katërt e familjes, e udhëhequr nga mbesa NikoletaSpanjoli, e cila ka sjellë një qasje moderne ndaj estetikës klasike.
Me stilin e saj unik, LuisaSpanjoli është kthyer në një simbol të “luksit të përditshëm”, duke ndërthurur materiale të cilësisë së lartë dhe mjeshtëri me çmime të përballueshme.

Nga viti 2021, marka merr pjesë në javën zyrtare të modës të Odës Nacionale të Modës Italiane, duke konfirmuar vendin e saj ndër shtëpitë kryesore të modës në botë. Sot, marka plotëson nevojat e gruas moderne, duke ofruar elegancë për çdo rast përmes koleksioneve të saj.

Ju ftojmë ta vizitoni dyqanin e sapohapurLuisaSpanjoli në Shkup, i cili gjendet në katin përdhesë në Ramstor Mall.
Hapësira është projektuar nga një ekip arkitektësh italianë, të cilët kapin thelbin e minimalizmit dhe elegancës, duke krijuar një hapësirë të gjerë, të ndritshme dhe të sofistikuar.

Në dyqanin LuisaSpanjoli, zonjat do të mund të gjejnë pjesë unike të modës të bëra nga materialet më cilësore, të zgjedhura me kujdes për të kënaqur shijen e çdo femre me stil elegant.

Qoftë për takime pune, stil biznesi apo veshje të përditshme, LuisaSpanjoli do t’ju ndihmojë gjithmonë të dukeni elegante dhe me vetëbesim.

Stafi ynë profesional dhe i trajnuar me kujdes është këtu për t’ju ndihmuar të zgjidhni kombinimin perfekt dhe do të sigurojë që ju të gjeni veshjen e duhur për çdo rast, në mënyrë që të dukeni elegante dhe unike.

Së shpejti, LuisaSpanjoli do t’i bashkohet edhe brendeve të tjera të modës me famë botërore në Ramstor Mall, të cilat do të pasurojnë përvojën tuaj të modës dhe do t’i kënaqin të gjithë dashamirët e luksit dhe elegancës. Bëhuni gati për pjesë edhe më unike dhe ekskluzive që do t’ju fitojnë me shikim të parë.
Lejojini vetes të jeni pjesë e elegancës italiane dhe tendencave bashkëkohore.
Mirë se vini në botën e LuisaSpanjoli!








