Mirëmbajtja e sheshit Skenderbeu në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, lë për të dëshiruar
”Kush ta pastroje, çfarë janë duke bërë këto sot, Zoti e dinë. ”Duhet të rregullohet por kush ta rregulloje. Nuk është si më herët. Unë isha tek e kam një nip në Gjermani por atje ka pastrim. E sikur të ishte ajo turmë këtu çfarë do bënin këto!?”, tha një qytetar.
”Shumë keq, ata mendojnë se nga që është kjo pjese më e vjetër dhe duhet të duket kështu por jo, duhet të rregullohet”, u shpreh qytetarja.
”Duhet të rregullohet, ka shumë të huaj por edhe për ne që duhet të rregullohet. E sidomos këtu pasi është edhe hyrja e çarshisë dhe kjo është fytyra kur hyn në një qytet. Shkupi është i bukur dhe duhet të rregullohet gjithçka që është e prishur kështu”, tha një qytetare tjetër.
Nga komuna e Çairit thonë se e po përgatitet një plan për mirëmbajtjen dhe rregullimin e hapësirës.
“Në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit pritet të largohen disa objekte dhe tarraca pranë shkallëve elektrike për të mundësuar riparimin dhe rikthimin e tyre në funksion.”, deklaruan nga Komuna e Çairit.
• Pritet të largohen disa objekte
Nga Komuna e Çairit shtojnë se vazhdojnë me hapa për përmirësimin e sheshit në interes të qytetarëve./Alsat.mk.








