Mitrovicë: I dyshuari për vrasjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve dorëzohet në polici

Natën e 12 shkurtit në Mitrovicë ndodhi një ngjarje e rëndë, ku një person mbeti i vdekur dhe dy të tjerë të plagosur. Asokohe mediat raportuan se 23 vjeçari që u qëllua për vdekje nuk ishte cak i dorasit, por se cak ishte pronari i këtyre bizneseve, që njëherësh ishte edhe punëdhënësi i të ndjerit dhe dy personave të plagosur.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i dyshuari për këtë rast është vetëdorëzuar në polici.

“Me datën 20.02.2021 i dyshuari mashkull kosovar është vetë dorëzuar në polici. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili për të dyshuarin ka vendosur masën e ndalimit për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

LEXO EDHE:

Back to top button