Mitsotakis: Greqia është përfshirë nga një “cunam” pandemik

Në më pak se dy javë, numri i viktimave nga COVID-19 ka marrë të përpjetën dhe Greqia është përfshirë nga një “cunam” pandemik, sipas kryeministrit konservator, Kyriakos Mitsotakis.

Që nga fundi i tetorit, numri i përditshëm i të vdekurve është katërfishuar, duke arritur në 42 vdekje të mërkurën, kurse ai i infeksioneve është dyfishuar në gati 3 000 në një ditë.

“Javët e ardhshme do të jenë jashtëzakonisht kritike”, paralajmëroi Mitsotakis gjatë një debati të nxehtë në parlament.

Përballë përkeqësimit të situatës, pas izolimit të pjesshëm në fund të tetorit, vendi u rimbyll një javë më vonë dhe, deri më 30 nëntor, grekët nuk mund të qarkullojnë më pa një autorizim të dërguar me SMS.

Dje, qeveria vendosi zbatimin e një ndalim-qarkullimi nga ora 21:00, duke filluar nga e premtja.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Vassilis Kikilias, në Selanik, qyteti i dytë më i madh në Greqi dhe veçanërisht i prekur nga pandemia, ku 32 % e banorëve kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, sistemi shëndetësor është në gjendje alarmi.

LEXO EDHE:

Back to top button