Serbi, Loncar: Nuk ka më hapësira ​​të lira për pacientët me COVID-19 në Beograd

Spitalet në kryeqytetin serb, Beograd, raportuan sot mungesë vendesh për pacientët me COVID-19, tha ministri i Shëndetësisë, Zlatibor Loncar, një ditë pas rekordeve të reja në rastet ditore të infektimeve dhe vdekjeve nga COVID-19.

“Këtë mëngjes, nuk kishte më hapësira ​​të lira për pacientët me COVID-19 në Beograd”, iu drejtua ai anëtarëve të parlamentit.

Aktualisht, më shumë se 3 400 persona janë të shtruar në spital, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Në mes të tetorit, salla kryesore sportive e qytetit, “Arena”, u shndërrua sërish në një spital COVID-19, me 510 shtretër.

Megjithatë, që nga fillimi i valës së dytë të pandemisë, autoritetet serbe nuk kanë vendosur masa të konsiderueshme kufizuese./ata

LEXO EDHE:

Back to top button