Historike, Maqedonia e Veriut në Kampionatin Evropian!

Pjesë e parë kaloi pa gola me pak raste në të dy anët. Dy rastet e parë ishin për vendasit kur Okriashvili goditi dy herë, por nuk ndryshuan rezultatin. Në vazhdim pasoi presionii vendasve dhe në minutën e 28, Gjeorgjia kishte rastin më të mirë që u ndal nga portieri Dimitrievski. Maqedonia u përgjigj në minutën e 35 kur Alioski krosoi në zonë, ndërsa me kokë godet Pandev, por në vendin e duhur është portieri vendas.

Dhe në aksionin më serioz, në pjesën e dytë , Maqedonia arrin të shënojë gol. Aksioni nisi nga Elif Elmas, ndërsa brenda zonës, Pandev nuk gabon për të sjell epërsi përfaqësuese së Maqedonisë së Veriut. Pak më vonë rast tjetër për Maqedoninë, kur Elif Elmas godet jashtë zonës, por topi shkon vetëm skaj portës. Në vazhdim Maqedonia kishte edhe rastin e tretë , kur Elmas kaloi dy tre lojtarë para se të dërgojë topin sërisht skaj portës.

Deri në fund të takimit, mbrojtja dhe mesfusha nuk lejoi depërtimin e sulmuesve të Gjeorgjisë dhe kjo solli fitoren e merituar për Maqedoninë që siguron për herë të parë në hsitorikun e vet, kualfikimin në Kampionatin Evropian.

Nga Gjeorgjia për TV ALSAT, Mahir Thaçi

 

LEXO EDHE:

Back to top button