Miu detyron aeroplanin të aterrojë
Miu detyron aeroplanin të aterrojë
Një mi ka shkaktuar aterrimin e hershëm të një aeroplani gjatë kësaj jave.
Një aeroplan i “Scandinavian Airlines” (SAS) që po fluturonte nga Oslo në Malaga të mërkurën u detyrua të ulej në Kopenhagë.
Linjat ajrore zakonisht i ndalojnë rreptësishtë brejtësit në bord, pasi ata mund të përtypin ndërmjet instalimeve elektrike – thelbësore për funksionimin e aeroplanit.
“Besoni ose jo. Një zonjë afër meje e hapi ushqimin e saj dhe një mi kërceu jashtë”, shkroi një pasagjer në Facebook.
Oystein Schmidt, zëdhënës i SAS, ka thënë se “në linjë me procedurat tona, pati ndryshim të aeroplanit” dhe pasagjerët u dërguan në Malaga, Spanjë, me një aeroplan tjetër, raportoi Guardian.
Nuk është hera e parë që një brejtës shkakton rrëmujë. Më 2017, një aeroplan britanik në aeroportin Heathrow që do të shkonte në San Francisco dështoi të nisej pasi një mi u pa në bord. Pas 4 orë shtyrjeje, u gjet zëvendësimi i aeroplanit.