BDI: Kthimi i përleshjeve për arsye etnike është i papranueshëm dhe absolutisht për t’u dënuar
BDI: Kthimi i përleshjeve për arsye etnike është i papranueshëm dhe absolutisht për t'u dënuar
Pas informacionit zyrtar për përleshjen e djeshme, konkretisht për sulmin fizik ndaj tre të miturve shqiptarë në qendër të Shkupit me përdorimin e objekteve të forta, Bashkimi Demokratik për Integrim nëpërmjet një deklarate shpreh shqetësim të thellë.
“BDI vlerëson se ky incident, i cili nuk është pa precedent, fatkeqësisht është rezultat i dështimeve të përditshme të Qeverisë për të kultivuar marrëdhënie të mira ndëretnike, përkatësisht si rezultat i hapjes së shumë çështjeve ndëretnike.
VLEN së bashku me partnerët e tyre VMRO-ZNAM na kthejnë në kohën kur fëmijët shqiptarë sulmoheshin në autobusë, në çdo ndeshje sportive ofendoheshin shqiptarët dhe që BDI-ja e ndërpreu plotësisht këtë frymë pas përkushtimit të madh në vazhdimësi.
I bëjmë apel Ministrisë së Punëve të Brendshme që të ndërmarrë të gjitha hapat e duhur për zbardhjen e këtij rasti, ndëshkimin e autorëve dhe marrjen e masave parandaluese sa më shpejt të jetë e mundur për të parandaluar zgjerimin e këtij fenomeni.
BDI qëndron në vendosmërinë tonë për të kontribuar sa më shumë në ruajtjen e marrëdhënieve të mira ndëretnike në vend”, thuhet në njoftimin e BDI-së. /Alsat.mk