Mjekët shpjeguan se çfarë ndodh në trup kur heqim dorë nga kafeja
Mjekët shpjeguan se çfarë ndodh në trup kur heqim dorë nga kafeja
Edhe pse konsumimi i moderuar i kafesë është një gjë shumë e mirë për shëndetin tonë, ndonjëherë disa njerëz duan të largohen nga kjo pije.
Gjegjësisht, shumica e njerëzve mund të përjetojnë disa ndryshime kur “tërhiqen” nga kafeina, transmeton WebMD. Ashpërsia e simptomave që shfaqen pas ndërprerjes së papritur të pirjes së kafesë ndryshon nga individi në individ dhe më së shpeshti përfshijnë efektet anësore të mëposhtme:
dhimbje koke
lodhje
energji/aktivitet i ulur
përgjumje
humor të keq ose në depresion
vështirësi me përqendrim
ndryshime të papritura në humor
nervozizëm
duke u ndjerë konfuz.
Pikërisht për shkak të këtyre simptomave mjekët këshillojnë që të mos e ndaloni kurrë pirjen e kafesë papritur, por të reduktoni gradualisht marrjen e kafeinës derisa ta eliminojmë përfundimisht nga konsumimi.
Ata gjithashtu shtojnë se më së miri do të ishte që në fillim ta “mashtroni” trupin, ndaj në vend që të ndaloni konsumimin e kafesë, pini kafe pa kafeinë.








