Mjeku pohon: Muaji juaj i lindjes zbulon se ndaj çfarë sëmundjesh jeni të ndjeshëm?

Astrologjia beson se pozicionimi i yjeve dhe planetëve ka një ndikim të drejtpërdrejtë te njerëzit dhe ngjarjet. Ekspertët pohojnë se tashmë ka arsye shkencore pse duhet t'i kushtohet vëmendje muajit që keni lindur kur bëhet fjalë për sëmundjet.

Kur ngrihet tema “Horoskopi”, askush nuk është indiferent. Njerëzit ndahen gjithnjë e më shumë në ata që besojnë verbërisht në një fat të shkruar në yje, ata që planifikojnë jetën e tyre sipas tabelës së tyre natale, ata që gjëja e parë në mëngjes është të lexojnë lajmet e “yjeve” për atë ditë dhe skeptikët e shqetësuar të cilëve e gjithë kjo duket si një histori për fëmijët e vegjël. Janë disa prej tyre në mes, që besojnë se yjet ndikojnë te njerëzit, por për të cilët kjo nuk është një obsesion.

Doktor Nicola Tatonetti dhe ekipi i tij kanë trajtuar për herë të parë temën e muajit të lindjes së njerëzve dhe se si mund të ketë ndonjë lidhje me shfaqjen e disa sëmundjeve. Studimi i një databaze të madhe të pacientëve të studiuar nga Qendra Mjekësore e Kolumbisë. Tatonetti ishte në gjendje të përcaktonte se nga 1668 sëmundje të zbuluara te pacientët, 55 raste treguan një lidhje të fortë me muajin në të cilin ata lindën. Në fakt, siç u tha, u zbulua një lidhje mes 16 sëmundjeve që askush më parë nuk i kishte lidhur me muajt. Më të zakonshmet janë ato që lidhen me shëndetin e zemrës.

“Astrologjia bazohet në muajin kur keni lindur, gjë që është e dëmshme për këtë lloj kërkimi, sepse nuk ka asnjë provë shkencore që është konfirmuar”, tha Tatonetti.

Në një studim të kryer në 1.7 milionë njerëz, të lindurit në janar vuajnë më shpesh nga hipertensioni, ndërsa muaji shkurt si muaj lindjeje sjell fibrilacion atrial, një çrregullim i ritmit të zemrës që shkakton dridhjen e atriumeve.

 

 

Tatonetti thotë gjithashtu se pranvera sjell sëmundje të zemrës, ndaj të lindurit në mars vuajnë nga ateroskleroza dhe të lindurit në prill nuk mund të shmangin angina pectoris.

Njerëzit me fat të lindur në maj, qershor, korrik dhe gusht janë zakonisht shumë të shëndetshëm dhe janë të shpëtuar nga sëmundje të ndryshme të rrezikshme, ndërsa ata që kanë lindur në shtator vuajnë nga astma.

Muaji tetor sjell sëmundje mendore, nëntori me infeksione të shpeshta, ndërsa të lindurit në dhjetor luftojnë me bronkiolitin që në ditët e hershme.

LEXO EDHE:

Back to top button