Pak ditë më parë Roberti zbuloi në një intervistë se ka nisur një lidhje të re me një vajza të quajtur Laureta. Pas një kohe të gjatë nga divorci i tij me këngëtaren e mirënjohur, Nora Istrefi, me të cilën ka dhe një vajzë të quajtur Renee, tani Berisha ka nisur një romancë të re. “Pas një pauze shumë të gjatë, 4 vite ku i kam kushtuar shumë kohë gocës, Renee-së dhe me angazhimet e mia, po ‘robi plaket kur do vetë”.
Ky lajm u zyrtarizua edhe nga modelja me anë të një postimi në Instastory. Ajo postoi një video të Robertit ku për mbishkrim i ka vendosur një zemër të bardhë.

Çifti po jeton ditë të arta, ku shfaqen gjithandej së bashku. Për miqtë dhe rrethin e njohur të Prishtinës, Laureta është tashmë një emër i njohur, pasi e shoqëron kudo Robertin, që prej kohësh gëzon famën e një prej beqarëve më të mikluar nga femrat. Dashuria e re duket se po jetohet fare lirshëm, duke mos iu fshehur syrit të kureshtarëve, ndonëse si vetë këngëtari shprehet, nuk është në planet e tij martesa.
Tani jam shumë i lumtur”, zbuloi këngëtari i njohur. I pyetur nëse ka plane për dasmë, Roberti u shpreh “jo, nuk do të ketë”. “Është një harxhim që nuk ia vlen. Me ato lekë i kisha bërë dy muaj pushime. Nëse ajo (partnerja) më beson që me ato lekë do kalojë më bukur se në dasmë”, përfundoi Berisha. Laureta, tashmë është pjesë e jetës së Robertit prej disa muajsh.








