Mogamedxhi Nurov , mbetet pa medalje në Oslo

Mundësi i përfaqësueses së Maqedonisë, Mogamedxhi Nurov, mbeti pa medalje në Botërorin e mundjes, i cili aktualisht po zhvillohet në Osllo të Norvegjisë. Në kategorinë deri më 97 kg, në stilin e lirë, Nurov pësoi disfatën e dytë në Botërorin në Osllo. Kësaj radhe, Nurov pësoi disfatë në repasazh, duke u mundur nga mundësit i Mongolisë, Ullzisahin, me rezultat 0-6.

Ndryshe, Nurov, e filloi turneun me 2 fitore , duke mundur lituanezin Krauskas me 17-6 dhe polakun Baran me rezultat 3-1, ndërsa në çerekfinale u ndal nga amerikani Snajder me rezultat 11-0.

Kujtojmë se Mogamedxhi Nurov, në Botërorin në Kazakistan, dy vite më parë, arkëtoi medaljen e bronzit.

LEXO EDHE:

Back to top button