“Mohimet e Ligjit për Shtetësi, me prapavijë etnike”

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa thonë se refuzimet e propozim/ndryshimeve në Ligjin për Shtetësi janë me prapavije etnike. Ata deklarohen të gatshëm të debatojnë për të gjitha dispozitat që kanë propozuar, përfshirë edhe dispozitën më kontestuese nga partitë e tjerë, atë të marrjes së shtetësisë me tre dëshmitarë.

Propozim ndryshimet në ligjin për shtetësi janë dorëzuar në Parlament dhe i nënshtrohen debatit, edhe në opinion por edhe në Kuvend. Shtetësia është një marrëdhënie juridike mes shtetit dhe qytetarit dhe jo mes shtetit dhe kolektivit. Motivet tona janë humane sepse nëse njeriut i refuzohet shtetësia, faktikisht, i mohohet e drejta për jetë. Andej ne kemi bërë propozim/ligj që t’ua mundësojmë qytetarëve të drejtën për jetë. Mohimet që i bëjnë eksponentë të caktuar të partive politike kanë karakter etnik. E jona është më karakter human, t’u japim njerëzve të drejtë që të realizojnë të drejtat e tyre civile.”-tha Elmi Aziri nga Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa .

 

LEXO EDHE:

Back to top button