Mos i injoroni: Shenjat e hershme që mund të zbulojnë se keni sklerozë të shumëfishtë

Mos i injoroni: Shenjat e hershme që mund të zbulojnë se keni sklerozë të shumëfishtë

Skleroza e shumëfishtë është sëmundja inflamatore autoimune më e zakonshme e sistemit nervor qendror, dhe është kryesisht një sëmundje e të rinjve – shumica e shenjave të sëmundjes shfaqen midis moshës 20 dhe 45 vjeç.

Gjithashtu, femrat sëmuren dy herë më shpesh se meshkujt.

Në shumicën e rasteve, simptomat shfaqen herë pas here dhe me përparimin e sëmundjes mund të ndryshojë forca e tyre, si dhe kohëzgjatja e tyre.

Edhe pse skleroza e shumëfishtë zakonisht vërehet vetëm kur është në fazë të avancuar, mjekët pohojnë se ka simptoma të hershme që nuk duhen anashkaluar, transmeton britanikja “The Sun”. Kjo eshte e gjitha:

 

 

 

– probleme me shikimin
– spazma muskulore
– dhimbje nyjesh dhe muskujsh
– lodhje
– të folur të paqartë
– çrregullime të kontrollit të urinës dhe jashtëqitjes

Gjithashtu, më vonë mund të shfaqen edhe çrregullime në koordinimin e lëvizjeve, dridhje, çrregullime mendore dhe episode të shpeshta depresive.

Edhe pse secila nga këto simptoma nuk do të thotë domosdoshmërisht se një person ka sklerozë të shumëfishtë, këto janë ende shenja që tregojnë se diçka nuk është në rregull me shëndetin tonë dhe se duhet të vizitojmë një mjek.

LEXO EDHE:

Back to top button