Mosha mesatare e popullsisë në BE është 44.4 vjeç, në vendin tonë është 41.1

Mosha mesatare e popullsisë së BE-së vitin e kaluar ishte 44.4 vjet, që është një rritje prej 2.5 vjet në krahasim me vitin 2012. Në Maqedoninë e Veriut, nga ana tjetër, mosha mesatare është 41.1 vjeç, ndërsa një dekadë më parë ishte 36.4. tregojnë të dhënat e publikuara nga Eurostat.

Qiproja ka popullsinë më të re në BE me një mesatare prej 38 vjetësh dhe Portugalia (46.8) dhe Italia (48) kanë më të moshuarit.

Në periudhën 2012-2022, mosha mesatare e popullsisë u rrit në të gjitha vendet anëtare të BE-së, me përjashtim të Suedisë, ku u ul nga 40.8 në 40.7 vjeç.

Nga vendet e rajonit popullsinë më të vjetër e ka Greqia ku mosha mesatare është 46.1 vjeç, Kroacia me 45.4, Bullgaria 45.1, Serbia 44.1. Mali i Zi ka popullsinë më të re me 39.4 vjeç dhe Shqipëria me 38 vjeç, por në dekadat e fundit ka pasur një rritje të moshës mesatare përkatësisht me 2.5 dhe 4.8 vjeç.

LEXO EDHE:

Back to top button