Maqedoninë e Veriut sot e pret mot kryesisht me diell dhe i qëndrueshëm, me vranësira të pakta deri në mesatare. Mëngjesi do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 7°C, ndërsa maksimalet nga 18 deri në 27°C.
Në Shkup pritet mot me diell dhe periudha me vranësira të ndryshueshme, me erë të lehtë deri mesatare. Temperatura minimale do të jetë rreth 3°C, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 26°C.
Moti i qëndrueshëm dhe me diell pritet të vazhdojë edhe gjatë fundjavës. Nga e hëna pritet vranësira të ndryshueshme, ndërsa mëngjeset do të mbeten të ftohta, me temperatura që në disa zona mund të zbresin nën zero./Alsat.mk








