Moti i ndryshueshëm, temperatura deri më 21 gradë

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me diell dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut. Gjithashtu do të fryjë erë e lehtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri 12 gradë Celsiusë, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 15 deri 21 gradë Celsiusë.

Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me diell dhe kushte për reshje të shiut. Temperaturat ditore gjatë dy ditëve të ardhshme, do të shënojnë ulje.

LEXO EDHE:

Back to top button