Moti, katër stinë brenda një jave
Në ditët në vijim pritet t’i kemi katër stinët. Temperatura të ulëta dimri gjatë natës dhe mëngjesit dhe temperatura pranverore deri të hënën. Shi dhe erë nga e marta dhe më pas përsëri temperatura të larta gjatë ditës. Nga Enti hidrometeorologjik thonë se reshjet e shiut nuk do jenë të shumta sa të shkaktojnë përmbytje.
“Në dy ditët në vijim do të thotë që të hënën do të ketë mot të qëndrueshëm dhe kryesisht me diell, mëngjeset do të jenë të ftohta, që do të thotë temperatura do të jetë rreth zeros në më shumë vende, por gjatë ditës moti do të jetë i këndshëm, me atë që në mëngjes në disa lugina do të ketë mjegull. Të hënën do të shtohen vranësirat, ndërsa të martën në mëngjes do të ketë reshje shiu. Nga dita e martë do të fillojë të fryjë erë mesatare dhe e fortë nga jugu, sidomos përgjatë Luginës së Vardarit- deklaroi Kostadinka Arsovska-Drejtoria për punë Hidrometeorologjike.
Ndryshimi i papritur i motit ndikohet më së shumti nga ndryshimet klimatike. Vetëm një muaj më parë në vend pati reshje të shumta shiu, që zgjatën gati dy javë dhe më pas temperaturat ditore arritën deri në 18 gradë Celsius. Sipas planit të fundit kombëtar për ndryshimet klimatike në vitet e ardhshme për shkak të ndryshimeve klimatike, na presin thatësira të gjata, temperatura ekstreme në verë, dhe dimër më të ftohtë dhe më të gjatë..
Andrea Çobanova








