Moti me diell dhe vranësira të vogla, temperatura deri në 15 gradë

Moti me diell dhe vranësira të vogla, temperatura deri në 15 gradë

Me do të jetë diell dhe relativisht i ngrohtë, me vranësira të lehta deri në mesatare. Në orët e mëngjesit do të ketë mjegull dhe vranësira, të cilat do të zvogëlohen gjatë ditës. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, dhe herë pas here e fortë nga veriperëndimi përgjatë lumit Vardar. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -3 deri në 4 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 10 deri në 15 gradë, shkruan Alsat.

Në Shkup, në mëngjes në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në -1, ndërsa maksimale do të arrijë në 12 gradë Celsiusë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button