Moti me diell dhe vranësira, temperatura maksimale deri në 16 gradë
Moti me diell dhe vranësira, temperatura maksimale deri në 16 gradë
Moti me diell dhe vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi verior (mbi 50 km/h). Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 9 deri në 16 gradë, shkruan Alsat.
Edhe në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm, me diell dhe vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë dhe erë e dobët, ndërsa në disa pjesë të luginës e përforcuar. Temperatura minimale do të ulet në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 13 gradë Celsiusë. /Alsat.mk









