Mot më i ftohtë, nga e mërkura priten reshje shiu

Moti në vend do të jetë me diell dhe vranësira të vogla lokale. Do të fryjë një erë e lehtë deri mesatare nga juglindja. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -6 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa dhe maksimumi do të arrijë nga 8 deri në 13 gradë Celsius, transmeton Alsat. Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell dhe erë të dobët deri mesatare nga pjesa juglindore. Temperatura minimale do të ulet në -6, ndërsa maksimale do të arrijë 11 gradë Celsius. Nga e hëna do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me kushte për shi lokal. Më shumë shi pritet të mërkurën, ndërsa në male dhe në disa vende më të larta priten reshje bore.

LEXO EDHE:

Back to top button