Moti me vranësira dhe kushte për reshje të kohëpaskohshme të shiut

Moti sot do të jetë me vranësira, nëpër lugina me paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës kryesisht me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut. Temperatura minimale do të jetë në interval prej minus 1 deri në 5 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 6 deri në 11 gradë Celsiusë.

Në Shkup në orët e paradites do të ketë paraqitje të mjegullës, derisa gjatë ditës me vranësira dhe kushte për reshje shiu. Temperatura minimale do të ulet deri në një gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 8 gradë Celsiusë.

LEXO EDHE:

Back to top button