Moti sot
Moti sot
Sot pritet të mbajë mot me diell me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior.
Në Shkup paradite do të kemi mot me kushte për paraqitje të mjegullës, kurse gjatë ditës me diell me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore.
Temperatura minimale do të zbresë deri në -3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 9 gradë.
Do të vijojë një periudhë me mot stabil dhe të thatë me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa temperaturat e ditës do të kenë rritje graduale, për çka edhe mbulesa e borës në male do të zvogëlohet gradualisht. Në disa lugina do të ketë mjegull me temperatura ditore më të ulëta.