Moti sot

Moti sot

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla në rajonin malor perëndimor dhe në lindje. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme.

Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 35 deri në 41 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla lokale dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura maksimale do të arrijë deri në 39 gradë.

HMRC njofton se deri të mërkurën zona e vendit tonë do të vijojë të jetë nën ndikimin e valës së të nxehtit me temperatura të larta të mëngjesit dhe ditës.

Niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta do të mbetet aktiv në të gjithë territorin.

Nesër pasdite dhe kah fundi i ditës do të ketë kushte për shfaqje të izoluar të jostabilitetit me erë të shtuar deri të fortë, reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

LEXO EDHE:

Back to top button