MPB: 133 sanksione për shpejtësi

MPB: 133 sanksione për shpejtësi

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (29.04.2024) ka kryer kontroll në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 133 drejtues mjetesh.

Prej tyre, nëntë automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe një mjet ka lëvizur me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në të njëjtën kohë, 55 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 78 jashtë vendbanimit.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të makinave që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

LEXO EDHE:

Back to top button