“Poligraf”: Kush i transmetoi në mënyrë jokritike akuzat e pabaza të Medvedevit për “rusofobi”?

“Poligraf”: Kush i transmetoi në mënyrë jokritike akuzat e pabaza të Medvedevit për “rusofobi”?

Disa media vazhdojnë të transmetojnë në mënyrë jokritike deklarata propagandistike nga zyrtarët rusë në lidhje me agresionin e Rusisë mbi Ukrainën.

Për shembull, më 21 prill 2024, portali Republika botoi titullin: “Medvedev për paketën e re të ndihmës së SHBA-ve për Ukrainën: Kjo është rusofobi”. Të njëjtin titull e kanë botuar edhe portali “Lokalno”, si dhe portali “Skopje1”. Edhe portali MKD.mk ka publikuar titullin: “Medvedev për pakon e ndihmës amerikane për Ukrainën: Kjo është rusofobi”.

Mirëpo, këto akuza të pabaza për “rusofobi” nuk janë asgjë e re. Kontrolluesit e fakteve nga “EU vs. Disinfo” japin më shumë shembuj të përdorimit të fjalës “rusofobi” si pjesë e narrativës klasike të dezinformatave të Kremlinit.

Që në vitin 2022, edhe verifikuesit e fakteve nga Vërtetmatësi theksuan se “Akuzat për “rusofobi””, që i përhapi atëherë ambasada ruse, janë „pjesë e arsenalit propagandistik të Kremlinit…”.

Edhe Departamenti Amerikan i Shtetit i njeh këto akuza si pjesë e narrativave kryesore dezinformuese të Rusisë, e cila luan viktimën dhe i etiketon si “rusofobë” të gjithë ata që dënojnë agresionin e saj në Ukrainë, edhe pse ai u dënua edhe me rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Përndryshe, në grupin e kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës marrin pjesë mbi 50 shtete, mes të cilave është  edhe Maqedonia e Veriut. Ata ndihmojnë Ukrainën, jo për shkak të “rusofobisë”, por sepse Ukraina ka të drejtë të pakontestueshme për vetëmbrojtje kundër agresionit të jashtëm.

Prandaj, akuzat e Medvedevit për “rusofobi” mund të konsiderohen si dezinformata propagandistike. Mediat nuk duhet të përcjellin në mënyrë jokritike akuza të tilla, të cilat keqpërdoren për të justifikuar agresionin rus kundër Ukrainës.

LEXO EDHE:

Back to top button