MPB: 15 shoferë të privuar nga liria për shkelje në komunikacion
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 15 shoferë për shkelje të rënda në komunikacion. Prej tyre, 12 kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi, dy nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një person ka drejtuar automjet edhe pse kishte ndalim aktiv për drejtim.
“Tre persona në Manastir kanë vozitur pa patentë shoferi, nga dy në Koçan dhe në Shkup, si dhe nga një person në Tetovë, në Demir Kapi, në Strugë, në Dibër dhe në Prilep. Një person në Dellçevë dhe një në Veles kanë drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një person në Shkup ka drejtuar automjet pavarësisht se kishte një ndalim aktiv. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse”, njoftoi MPB.
MPB apelon që të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë rregullat e trafikut, të mos drejtojnë automjet pa patentë shoferi, gjatë ndalimit të drejtimit ose nën ndikimin e alkoolit, për të rritur sigurinë në komunikacion.









