MPB: 181 gjoba në Shkup, 42 për tejkalim të shpejtësisë

MPB: 181 gjoba në Shkup, 42 për tejkalim të shpejtësisë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle të shtuara në fushën e komunikacionit, me çrrastë janë shqiptuar 181 gjoba.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 181 gjoba nga të cilat 42 për tejkalim të shpejtësisë, shtatë  për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, 14 për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe shtatë masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 15 për tejkalim të paligjshëm, katër për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, pesë për drejtimin e automjeteve nën ndikimin e alkoolit…/Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button