Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së: Ndryshime kushtetuese nën diktat nuk guxon të ketë

Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së: Ndryshime kushtetuese nën diktat nuk guxon të ketë

VMRO-DPMNE në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv që u mbajt sot në mëngjes ka sjell vendim që të autorizoj kryetarin e partisë Hristijan Mickoski që të mos pranohen ndryshimet kushtetuese, nën diktat.

“Ndryshime kushtetuese nën diktat nuk guxon të jetë. Miratimi i ndryshimeve kushtetuese kur është i sulmuar identiteti kombëtar i popullit maqedonas, dhe kur kontestohet gjuha, historia dhe kultura nuk paraqet kurrfarë hapi përpara. Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së në emër të shumicës së qytetarëve kërkon një mundësi të barabartë njëjtë sikur që e kanë shtetet tjera kur qasen drejt integrimit në BE”, deklaroi nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski. /Alsat.mk

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button