MPB: 8654 persona janë në izolim, 45 kanë nënshkruar deklaratë për vet-izolim

Ministria e Punëve të Brendshme për Alsat konfirmoi se për momentin me vendim të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, si pasojë e Covid-19, në izolim janë 8654 persona, kurse 45 persona kanë nënshkruar deklaratë për vet-izolim.

- Advertisment -

Ndryshe, sipas statistikave të djeshme vendi ka 7.399 raste aktive me Covid-19, ndërsa numri i viktimave është 949. Që nga fillimi i pandemisë gjithsej janë shëruar 19.479 pacientë, kurse gjithsej ka 27.827 të diagnostikuar.

LEXO EDHE:

Back to top button