MPB: Arrestohen tre persona të dyshuar për “vrasje me pagesë”
Dy shtetas të Serbisë dhe një i Maqedonisë së Veriut janë arrestuar nën dyshimin se organizojnë vrasje me pagesë. Aksioni është zhvilluar në bashkëpunim mes ministrive të brendshme të dy shteteve, ndërsa janë kyçur edhe Policia Kriminalistike, Shërbimi për Shkatërrimin e Krimit dhe Agjencia për Siguri Kombëtare.
Fillimisht policia ka arrestuar në Shkup një 42-vjeçar nga Serbia me inicialet S.M. i cili është pjesë e grupeve kriminale në Serbi. Ai dyshohet se ka hyrë në Maqedoninë e Veriut në mënyrë ilegale, ndërsa gjatë bastisjeve, autoritetet policore kanë gjetur pistoletë dhe municion, uniformë, thikë ushtarake, marihuanë dhe letërnjoftim të huaj nga Republika e Serbisë. Pas tij, policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë. Rastin e udhëheqë Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.








