MPB dhe Prokuroria Publike zhvillojnë aksion për provat e pornografisë së fëmijëve
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike konfirmuan se është zhvilluar një aksion i koordinuar për sigurimin e provave për një rast që lidhet me pornografinë e fëmijëve. Nga Prokuroria nuk ndajnë detaje për aksionin, ndërsa nga MPB njoftuan se janë siguruar urdhra për kontrolle. Sipas informacioneve fillestare, Sektori për Krim Kompjuterik pranë Byrosë për Siguri Publike, në koordinim me njësitë për krim kompjuterik pranë SPB Manastir, Ohër dhe Strumicë, kanë realizuar një operacion të koordinuar gjatë të cilit janë kryer kontrolle në shtatë lokacione, ndërsa policia po siguron prova për veprën penale “Prodhim dhe shpërndarje e pornografisë së fëmijëve”. Sipas informacioneve jozyrtare, një nga kontrollet është kryer te një person që lidhet me një shoqatë bullgare në vend./Alsat.mk.








