MPB do të furnizohet me derivate nga kompania e djalit të deputetit të BDI-së

Tender i ri milionësh për kompaninë “Pucko Petrol” nga Plasnica. Për një milion e treqind mijë euro, në dy vitet e ardhshme do ta furnizojë Ministrinë e Brendshme me karburant ekstra të lehtë. Marrëveshja u nënshkrua dje dhe e shpallur në Byronë e Prokurimit Publik sot. “Pucko Petrol” është në pronësi të djalit të deputetit të BDI-së, Ismail Jahoski. Sipas dokumenteve, në ankandin elektronik për biznesin milionësh kanë aplikuar pesë kompani. Pra, për një litër karburant ekstra të lehtë, oferta më e lartë ishte 44.06 denarë ndërsa më e ulëta ose ajo e “Pucko Petrol” ishte 43.64 denarë. Me këtë, e mundën konkurrencën për më pak se gjysmë denari. Kompania gjithashtu ka dhënë zbritje për shkak të sasisë së madhe dhe çmimit të lartë.

Byroja e Prokurimit Publik:

“Shuma e zbritjes së aprovuar nga kostot e qarkullimit në përputhje me vendimin e fundit të vlefshëm të Komisionit Rregullator të Energjetikës nga data 27.07.2020 dhe çmimi i arritur në ankandin elektronik më 25.9.2020 është 4.21 denarë”

Ndryshe, sipas Komisionit Rregullator të Energjetikës, çmimi me pakicë i karburantit ekstra të lehta është 50.5 denarë për litër. Zbritja totale e “Pucko Petrol” për Ministrinë e Brendshme është gati 7 denarë. Muajin e kaluar, “Pucko Petrol” nënshkroi marrëveshje me Ministrinë e Brendshme për kuponë të vlefshëm karburanti. Tenderi është në vlerë prej 315 mijë euro. Sipas të dhënave të publikuara nga Byroja e Prokurimit Publik, në shtator, ose vetëm një muaj pasi Ismail Jahoski u zgjodh deputet nga radhët e BDI-së, “Pucko Petrol” fitoi tenderë shtetërorë me vlerë mbi gjysmë milioni euro. Kompania gjithashtu fitoi një tender në Komunën e Çairit, e cila drejtohet nga kuadër i BDI-së. Kjo kompani ka paraqitur një ofertë më të lirë për 68 denarë dhe fitoi tenderin në Çair me vlerë prej 19 mijë euro. Më datën 2 të këtij muaji, “Pucko Petrol” fitoi tender nga komuna e Kisela Vodës ku për 10 mijë euro do t’i furnizojë ata me naftë dhe benzinë. Oferta e tyre është e vetme dhe asnjë kompani tjetër nuk ka aplikuar në këtë tender.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button